Në spitalin “Isa Grezda” asnjë pacientë që trajtohet për Covid-19

Shtretërit kanë mbetur të zbrasur….

Që nga fillimi I pandemisë e deri më sot, për herë ta parë në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë nuk ka asnjë pacientë pozitiv me Covid-19.Drejtori I këtij institucioni Hilmi Shala tha se ky është lajmi më i miri për qytetin e Gjakovës që nga përballja me virusin.

Dihet se spitali i Gjakovës i është rikthyer noramlitetit rreth një muaj më parë dhe se trajtimi i pacientëve me patologji të tjera po vazhdon në të gjitha repartet.

Shala ka theksuar se përveç që nuk ka pacientë që po trajtohen për Covid-19 poashtu në këtë institucion nuk rezultojnë pozitiv asnjë nga profesionistët shëndetësorë dhe infermierët. Vlen të theksohet se rreth 70% e stafit të spitalin Isa Grezda ka marrë dozën e parë të vaksinës dhe gjysma prej tyre janë vaksinuar edhe me dozën e dytë të vaksinës anti-Covid.

Read Previous

Arrestohen dy persona në Gjakovë, nën dyshimin se kanë vjedhur 48 kapak të pusetave

Read Next

PSG zyrtarizon transferimin e Wijnaldum