UEFA e detyron Ukrainën ta ndërrojë fanellën

UEFA ka detyruar Kombëtaren e Ukrainës që ta ndërrojë fanellën për Kampionatin Evropian, “Euro 2020”.

Në fanellën e Ukrainës, shihet e qëndisur harta e shtetit ku poshtë mund të shihet edhe gadishulli i Krimesë.

Kjo ka bërë që Russia të protestojë ashpër ndaj këtij vendimi, pasi që në vitin 2014 e kishte aneksuar Krimenë duke e bashkuar me Federatën Ruse.

Sidoqoftë, UEFA ka urdhëruar ndryshimin e fanellës pasi e ka konsideruar atë si slogan politik dhe kundër etikës sportive.

Tani, Ukraina do të duhet ta heq hartën nga fanellat e saj në mënyrë që të vazhdojë paraqitjen në “Euro 2020”./eo/

Read Previous

Ekstradohet nga Kosova për Bosnjë një i dyshuar për vrasje

Read Next

Samiti i Ballkanit Perëndimor, Rama pret kryeministrin Kurti