Rënia rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë , ka bërë që edhe në spitaline përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë të bie ndjeshëm numri i të spitalizuarve me këtë virus. Drejtori Hilmi Shala tha se aktualisht në këtë institucion janë 4 pacientë që po trajtohen për Covid-19 dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.
Por një fluks të madh të pacientëve këto ditë po ka në disa reparte. Shala tha se është rritur numri i pacientëve me sëmundje kronike.
Përndryshe në nivel vendi gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 10 raste pozitive me COVID-19. Poashtu Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se nuk ka asnjë rast të vdekjes nga ky virus.Në raport thuhet se në janë shëruar 134 qytetarë, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 1.074 persona. Poashtu vaksinimi i qytetarëve po vazhdon në tërë Kosovën, vetëm në 24 orët e fundit janë dhënë 667 doza të vaksinës kundër Covid-19.