Zyrtare: Ky është ekipi i ri i Besnik Hasit

Besnik Hasi me ekip të ri. Trajneri nga Gjakova është zgjedhur trajneri i ri Al Ahli, katër herë kampione e Arabisë Saudite.

Klubi arab ka zyrtarizuar 49-vjeçarin me anë të një postimi në Twitter. Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare, drejtoi Al Raed në tre vitet e fundit.

Aventura në Lindjen e Mesme do të vazhdojë, teksa më parë Hasi ka drejtuar Anderlecht, Legia Warszawa dhe Olympiacos. /abcnews.al

Read Previous

Familja Byci në gjendje të rëndë ekonomike

Read Next

Çfarë ndodh nëse gëlltisni pilula pa ujë?