Nxënësja Liza Paluca hap ekspozitë personale në Gjimnazin “Hajdar Dushi”

Nxënësja e Gjimnazit “Hajdar Dushi”, Liza Paluca ka hapur ekspozitën e saj personale. Me punime të ndryshme, dhe teknika të vecanta, ajo ka për synim që atë që e ndjen ta transmetojë tek të tjerët përmes pikturës.

Liza është maturante e talentuar, të paktën kështu e vlerëson profesori i artit, Halil Ahmeti i cili është krenar me punën e vazhdueshme të saj.

Artistja e re premton që kjo nuk do të jetë ekspozita e vetme e saj pasi që arti është pjesë e pandashme e jetës së saj.

Read Previous

Nuk i ndalë lotët: Momenti kur 29 vjeçarja dëgjon për herë të parë

Read Next

​Procesi i vaksinimit po vazhdon pa probleme, mbi 80 mijë kosovarë janë imunizuar