Mumja që duket sikur bërtet prej 3,000 vjetësh, shkencëtarët zgjedhin misterin
Te Juventusi janë të vendosur për ta transferuar mesfushorin Paul Pogba gjatë kësaj vere.
“Tuttosport” ka shkruar se është trajneri i ri i Juventusit, Massimiliano Allegri, që po insiston në transferimin e Pogbas.
Allegri po e sheh Pogban si lojtar të rëndësishëm për mesfushën në sezonin e ri. Krerët e Juventusit pritet që gjatë këtij muaji të nisin negociatat me Manchester Unitedin, ekip që po kërkon të paktën 60 milionë euro për Pogban.
Francezi 28-vjeçar ka kontratë me Unitedin deri vitin e ardhshëm kurse edicionin 2020/21 ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë nëntë asistime në të gjitha garat.
Pogba iu bashkua Unitedit në vitin 2016 nga Juventusi, ekip me të cilin i ka fituar katër tituj kampioni në Serie A./Koha.net/