Pamjet e kamerës së sigurisë së një shtëpie në Kaliforni kapën momentin kur një 17-vjeçare e shtyu arushën nga një mur me tulla për të shpëtuar qentë e familjes së saj.
Ngjarja ndodhi pasi tre qentë në oborrin e mbyllur u trazuan dhe filluan të lehin në drejtim të një arushe dhe këlyshëve të saj të vendosur mbi një mur me tulla që ndan oborrin e pasmë nga prona e një fqinji.
17-vjeçarja më pas shihet duke vrapuar në oborr, duke e shtyrë arushën nga muri dhe duke i strehuar më pas qentë e saj brenda.
Adoleshentja ka shpëtuar nga kjo ngjarje me vetëm një gërvishtje të vogël, por i sugjeroi të tjerët që të mos e ndjekin shembullin e saj.
“Mos i shtyni arinjtë. Mos bëni atë që bëra unë, se mund të mos keni rezultat të njëjtë”, deklaroi ajo. /KlanKosova/