Qethja e deleve, traditë e familjes Gashi

Natyra dhe kullosat e shumta në fshatin Osek Hylë të Gjakovës bënë që blegtoria në këtë rajon të përcillet gjeneratë pas gjenerate. Është familja Gashi që ndër vite merret me kultivimin e deleve. Në fermën e tyre sot u bë qethja e deleve traditë kjo e lashtë e kësaj familje. Koha optimale për të kryer këtë rit është  në fillimin e pranverës e deri në gjysmën e gushtit.

Qethja e delës nuk është një punë aspak e lehtë dhe këtë mund ta bëjnë vetëm ata që kanë më shumë përvojë në këtë fushë.

Në mesin e qethtarëve ishte edhe Shkelzen Ferizaj  nga Kodralia e Deqanit i cili me shumë kënaqësi erdhi në këtë festë tradicionale.

Kjo ditë është festë jo vetëm për familjen Gashi por për të gjithë blegtorët që merren me kultivimin e rritjen e deleve. Kështu tha Zymeri i cili në fermën e tij mban më shumë se 300 krerë dele.

Nën melodinë e instrumenteve muzikore tradicionale qethtarët kryen traditën e qethjes së deleve. Edhe pse komuna e Gjakovës nuk ka një organizim të tillë tradicional janë barinjtë e këtyre familjeve që vazhdojnë me pasion e fanatizëm këtë traditë.

Read Previous

​Theren me thikë dy nxënës

Read Next

Sa i respektojnë qytetarët shenjat e komunikacionit?