Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në komunën e Gjakovës në kuadër të Programit “Fondi Zvhillimor për Ndërmarrje Mikro” ka shpallur thirrjen publike për grante për bizneset mikro të angazhuara në fushë të prodhimit, përpunimit dhe artizanateve tradicionale. Drejtori i këtij dikasteri Ferdinand Kolaj ka thënë se thirrja per grante është hapur dje dhe perfitues do të jenë ata të cilët merren me prodhim, përpunim dhe artizanate.
Ai më tutje ka thënë se këtë vit kanë bërë bashkëpunim me Help-in dhe mileniumin e tretë për ndihmë të 25 bizneseve të femrave.
Vlera e financimit të një granti do të jetë nga 2.000 deri në 5.000 euro përfshirë këtu edhe vet-financimin prej 20%. Afati për të aplikuar është deri më 15 qershor.