Lewandowski tregon se a do të qëndrojë akoma në Bayern

Robert Lewandowski e ka lënë të hapur mundësinë e largimit nga Bayern Munichu.

Sulmuesi polak ka bërë të ditur se në një të ardhme mund të largohet nga klubi gjerman.

“Jam me mendje të hapur. Momentalisht ndihem mirë në Bayern është një klub i shkëlqyeshëm. Por gjithmonë jam kureshtar të mësoj një gjuhë të re dhe një kulturë të re. Nuk e di nëse do të jetë në futboll apo pas karrierës sime”, deklaroi Lewandowski.

Për sulmuesin e Bayernit, interesim ka shprehur Chelsea. Lewandowski ka kontratë me “bavarezët” deri në vitin 2023. Edicionin që lamë pas Lewandowski në 40 ndeshje në të gjitha garat shënoi 48 gola dhe ka bërë nëntë asistime./Koha.net/

Read Previous

Mblidhet Kryesia, vendos për interpelancë me ministrin Hekuran Murati

Read Next

Spanja hap zyrë ndërlidhëse në Kosovë