Palmer do të qëndrojë tri ditë në Kosovë

Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-së Matthew Palmer ka arritur në Kosovë.

Ambasada amerikane njofton se ai do të zhvillojë vizitë treditore.

Të njëjtit kanë thënë se Palmer është pritur nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.

Ambasdori Kosnett ka mirëpritur këtë mëngjes në ambasadën amerikane në Prishtinë zëvendësndihmës sekretarin e shtetit të SHBA-së që do të qëndrojë në një vizitë tre ditore në Kosovë”, thuhet në njoftimin e ambasadës në Twitter.

Aty bëhet e ditur se Palmer do të takojë edhe zyrtarë në Kosovë.

Sot dhe nesër në Kosovë do të qëndrojnë Përfaqësuesit Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Matthew A. Palmer.

Arsyeja e vizitës merret vesh se është përgatitja për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, përkatësisht përgatitja e takimit mes Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq./GazetaSinjali

Read Previous

Arrin në Kosovë Matthew Palmer, takohet me ambasadorin Kosnett

Read Next

Policia gjobit 387 qytetarë që nuk respektuan masat antiCOVID-19