Arabia Saudite ua ndalon zërin hoxhallarëve në disa raste

Shteti arab ka udhëzuar xhamitë që të përdorin altoparlantët vetëm në rast të thirrjes së Ezanit dhe Ikametit, ndërsa ka ndaluar përdorimin e tyre në të gjitha rastet tjera.

Pas gati dy vitesh diskutime, Mbretëria e Arabisë Saudite njofton se ndalon përdorimin e altoparlantëve jashtë xhamive, njofton Republic World.

Këto kufizime vijnë duke u thirrur në ligjin e sheriatit, i cili sugjeron që “të mos ketë dëmtime”.

Derisa direktivat e reja nuk e ndalojnë përdorimin e altoparlantëve në mënyrë të tërësishme, ato vënë kufizime në mënyrë që të sigurohet që të mos jetë i papërshtatshëm dhe shqetësues për të tjerët zëri i lartë imamëve.

Ministria e Punëve Islame theksoi se lejohet përdorimi i altoparlantëve gjatë lutjeve me kusht që zëri i hoxhës të dëgjohet vetëm në hapësirën brenda xhamive. /Gazeta Sinjali

Read Previous

Çfarë dimë për origjinën e pandemisë?

Read Next

Arrin në Kosovë Matthew Palmer, takohet me ambasadorin Kosnett