Policia e Kosovës: 66 aksidente dhe 2073 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 27 aksidente me të lënduar dhe 39 të tjera me dëme materiale. Policia brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2073 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 19 persona, 15 i ka dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje dënimi. /RTKlive

Read Previous

“Vrapo për Flamur”, gara që bashkoi qytetarët në Prekaz për 28 Nëntor

Read Next

Begaj uron 114-vjetorin e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim