Center Mall organizon mbrëmje argëtuese për fëmijët me maskotat e tyre të preferuara

Qendra tregtare Center Mall ka përgatitur një aktivitet të veçantë për fëmijët, duke i ftuar ata në një mbrëmje të mbushur me argëtim, lojëra dhe aktivitete kreative.

Të shtunën, më 28 nëntor, duke filluar nga ora 18:00, fëmijët do të kenë mundësi të takojnë maskotat e tyre të preferuara dhe të kalojnë momente argëtuese në një atmosferë festive.

Programi do të përfshijë vizatime, vallëzim dhe aktivitete të ndryshme, duke u ofruar të vegjëlve një mbrëmje plot buzëqeshje dhe kënaqësi.

Center Mall i fton të gjithë fëmijët dhe familjet që të bëhen pjesë e kësaj mbrëmjeje të veçantë. /tvsyrivision/

Read Previous

Bayern Munich publikon detajet për gjendjen e Jamal Musialas

Read Next

Spiropali: Do ta vijoj betejën në Partinë Socialiste