KB “Vëllaznimi” ndërpret bashkëpunimin me trajneri Aleksandar Jonçevski

Klubi i basketbollit “Vëllaznimi” ka njoftuar për ndryshime në stafin teknik, duke bërë të ditur se me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi me trajnerin Aleksandar Jonçevski.

Përmes një njoftimi zyrtar, klubi ka falënderuar Jonçevskin për angazhimin dhe kontributin e dhënë, duke i uruar suksese të mëtejshme në karrierën profesionale.

Ndërkohë, drejtimin e ekipit gjakovar do ta marrë Nikola Bozinovski, i cili do të ushtrojë detyrën e trajnerit kryesor.

KB “Vëllaznimi” i ka uruar suksese Bozinovskit në këtë detyrë të re. /tvsyrivision/

Read Previous

Ish-futbollisti i Man Cityt: Premierliga është brutale për momentin

Read Next

​Xhemajli: Veshjet popullore, dëshmi e pasurisë kulturore dhe traditës shqiptare