Reagon djali i Thaçit pas vendimit në Hagë

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit në Hagë, ku babai i tij u dënua me 17 muaj burgim për pengim të administrimit të drejtësisë.

Përmes një postimi në Instagram, Endriti ka ripublikuar një deklaratë të babait të tij nga viti 2023, duke përcjellë një mesazh pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër”, thuhet në citatin e Hashim Thaçit, të cilin e ka shpërndarë djali i tij.

Reagimi vjen pasi Gjykata Speciale në Hagë shpalli sot aktgjykim dënues prej 17 muajsh ndaj Thaçit në rastin e njohur si “Thaçi 2”, që lidhet me akuzat për pengim të administrimit të drejtësisë. /KosovaPress/

Read Previous

​Ish-ushtari i UÇK-së nga Buroja reagon pas dënimit të Thaçit: Padrejtësi ndaj gjithë popullit shqiptar