Shpenzimet globale për IA-në pritet të tejkalojnë 4 trilionë dollarë vitin e ardhshëm
Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Gjakovë dhe Malishevë, ndërsa policia po heton një rast ku dyshohet se një e mitur është viktimë e dhunimit. Në një raport shtesë, është arrestuar edhe një person i dyshuar për vrasje në tentativë në Rahovec, rast i cili ishte raportuar më 29 tetor.
Drejtoria Rajonale Gjakovë
INCIDENTET KRIMINALE
DHUNË NË FAMILJE
· Gjakovë 12.11.2026 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (me probleme mendore), nën dyshimin se ka keqtrajtuar nënën e tij. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Malishevë 12.11.2026 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DHUNIM
Gjakovë 12.11.2026 – 11:05. Është raportuar rasti ku dyshohet se një mashkull i rritur të ketë kryer marrëdhënie seksual me një vajzë të mitur. I dyshuar gjendet jashtë shteti. Rasti është duke u hetuar.
Raport shtesë:
VRASJE NË TENTATIVË
Rr. Vëllezërit Shabandula, Rahovec 29.10.2026 – 00:35. Lidhur me rastin, më 12.11.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.