Komuna e Gjakovës priti sot në takim Ambasadorin e Bullgarisë, Hristo Gudjev, si shenjë falenderimi për investimin e bërë nga kjo e fundit në institucionin parashkollor “Ganimete Terbeshi” në Gjakovë. Ambasadori Gudjev u shpreh i lumtur që çdo gjë ka shkuar mirë dhe që ky projekt ka përfunduar me sukses.
Ndërsa kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini në fjalën e tij përshëndetëse u shpreh se i është mirënjohës shtetit të Bullgarisë për investimin e bërë brenda këtij intitucioni shkollor.
Ndërkaq drejtoresha e institucionit përfitues, Arta Stavileci theksoi se fëmijet tani falë këtij investimi do të kënë ushqim me cilësor dhe të shëndetshëm.
Kostoja e projektit në fjalë përfshin vlerën prej 20 mije euro dhe të njejtat janë shpenzuar në koordinim të plotë me investuesin dhe në mënyrën më të mirë të mundshme.