Banorët e rrugës “Lekë Dukagjini”, probleme me ndriçimin publik nga tetori 2025
Dua Lipa është padyshim një ndër emrat më të përfolur të muajve të fundit.
Këngëtarja me origjinë shqiptare ka tejkaluar çdo parashikim me sukseset e saj të njëpasnjëshme falë albumit “Future Nostalgia”. Albumi u publikua gjatë periudhës së karantinës, por pavarësisht faktit se u publikua në një periudhë të vështirë, ishte një ogur i mirë për shumë arritje.
Së fundmi, Dua është vlerësuar me çmimin “Artistja e vitit” nga iHeartRadio Music Awards.
Këtë sukses Dua e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale e ku nuk kanë munguar urimet e shumta./ KultPlus/