24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Therje me thikë, katër raste të dhunës në familje dhe disa të arrestuar

Një rast i vrasjes në tentativë dhe katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Gjakovë dhe Rahovec. Në rastin e therjes me thikë, tre persona janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa edhe në dy raste të dhunës në familje të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Dy të dyshuar të tjerë gjenden në kërkim policor ose në arrati.

Drejtoria Rajonale Gjakovë

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

VRASJE NË TENTATIVË

Rr. UÇK, Gjakovë  09.11.2026 – 08:00. Një mashkull kosovar, ka pësuar lëndime trupore pasi dyshohet se është qëlluar me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Pas hetimeve të zhvilluara janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

 

DHUNË NË FAMILJE

·         Gjakovë  08.11.2026 – 11:54. Është raportuar se viktima femër kosovare, ka pranuar  mesazhe me përmbajtje kërcënuese nga djali i saj që ndodhet jashtë vendit. Viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari është futur në kërkim të policisë. Lidhur me rastin është informuar prokurori.

·         Gjakovë  09.11.2026 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se e kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

·         Gjakovë  09.11.2026 – 22:30. Është raportuar se  i dashuri i viktimës, i dyshuari mashkull kosovar, në mënyrë të vazhdueshme  për shkaqe xhelozie është duke i shkaktuar dhunë psikike. Viktima me dëshirën e saj është kthyer te familja e saj, ndërsa i dyshuari nuk është takuar dhe gjendet në arrati. Është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar.

·         Rahovec 09.11.2026 – 23:05.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte sulmuar fizikisht babanë e tij. Palët kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit i dyshuari  me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Read Previous

Kreu i Nvidia-s pagoi një agjenci për “figura të fuqishme”, Trump pranoi se kishte qenë në dijeni për gjithçka prej muajsh.