Rasti i Arlinda Zekajt, Ramadani: Komisioni hetimor do të jetë transparent
Një rast i vrasjes në tentativë dhe katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Gjakovë dhe Rahovec. Në rastin e therjes me thikë, tre persona janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa edhe në dy raste të dhunës në familje të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Dy të dyshuar të tjerë gjenden në kërkim policor ose në arrati.
Drejtoria Rajonale Gjakovë
INCIDENTET KRIMINALE
VRASJE NË TENTATIVË
Rr. UÇK, Gjakovë 09.11.2026 – 08:00. Një mashkull kosovar, ka pësuar lëndime trupore pasi dyshohet se është qëlluar me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Pas hetimeve të zhvilluara janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
· Gjakovë 08.11.2026 – 11:54. Është raportuar se viktima femër kosovare, ka pranuar mesazhe me përmbajtje kërcënuese nga djali i saj që ndodhet jashtë vendit. Viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari është futur në kërkim të policisë. Lidhur me rastin është informuar prokurori.
· Gjakovë 09.11.2026 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se e kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Gjakovë 09.11.2026 – 22:30. Është raportuar se i dashuri i viktimës, i dyshuari mashkull kosovar, në mënyrë të vazhdueshme për shkaqe xhelozie është duke i shkaktuar dhunë psikike. Viktima me dëshirën e saj është kthyer te familja e saj, ndërsa i dyshuari nuk është takuar dhe gjendet në arrati. Është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar.
· Rahovec 09.11.2026 – 23:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte sulmuar fizikisht babanë e tij. Palët kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.