Arsim Bajrami kërkon mobilizim juridik për rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Kosova do të përfaqësohet me gjashtë sportistë të rinj në Kampionatin Evropian të Pingpongut për kategorinë U-13, i cili do të mbahet nga 11 deri më 15 nëntor 2026 në Nevsehir të Turqisë.
Pjesë e Kosovës në këtë garë ndërkombëtare do të jenë Imran Duraki, Denat Makolli, Arijon Krasniqi, Zana Bllaca, Adena Berisha dhe Erina Vranovci.
Ekipi kosovar do të udhëhiqet nga trajnerët Naser Hasani dhe Remzi Shala, ndërsa në cilësinë e shoqëruesit do të jetë Milot Makolli.
Pjesëmarrja në këtë kampionat paraqet një mundësi të rëndësishme për talentet e reja të pingpongut kosovar, të cilët do të kenë rastin të përballen me bashkëmoshatarë nga vende të ndryshme evropiane, të fitojnë përvojë ndërkombëtare dhe të dëshmojnë potencialin e tyre sportiv. /KosovaPress/