Hartimi i strategjisë për ish-krerët e UÇK-së, Konjufca: Mbledhja e radhës do të jetë të shtunën
Ish-ambasadori amerikan dhe ish-zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, Daniel Fried, ka thënë se Kosova duhet të ndërmarrë hapa për të forcuar marrëdhëniet me Uashingtonin dhe të mos identifikohet vetëm përmes mosmarrëveshjeve me Serbinë.
Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë (REL), Fried ka vlerësuar se zhvillimet e reja politike në Serbi dhe ndryshimet në Kongresin amerikan mund të krijojnë hapësirë për një diplomaci më kreative në rajon.
Megjithatë, ai ka theksuar se nuk pret ndonjë nismë të madhe në një të ardhme të afërt.
Sipas tij, mund të ketë bashkëpunim më të ngushtë mes SHBA-së dhe Evropës për ta orientuar Serbinë drejt integrimit evropian.
Duke folur për Kosovën, Fried ka thënë se ajo duhet të marrë vetë iniciativa për të përmirësuar raportet me Uashingtonin, duke u mbështetur më shumë në parimet mbi të cilat është themeluar shteti.
“Kosova duhet të mbështetet edhe më shumë te parimet e saj themeluese: demokracia, sundimi i ligjit dhe flamuri i saj (i mrekullueshëm), që e përfaqëson Kosovën si shtet për të gjithë ata që jetojnë në të”, ka deklaruar Fried për REL-in.