​Përcaktohen çiftet çerekfinale të Kupës së Kosovës në basketboll

Janë përcaktuar çiftet çerekfinaliste të Kupës së Kosovës në basketboll për edicionin 2026/2027, ku tetë skuadra do të luftojnë për katër vende në gjysmëfinale.

Përballja më interesante e kësaj faze pritet të jetë ajo ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës, dy skuadrave me traditë dhe pretendime të larta në basketbollin kosovar.

Në çiftet e tjera, Bashkimi do të përballet me Vëllaznimin, Golden Eagle Ylli me Borën, ndërsa Rahoveci 029 do të ketë përballë Pejën.

Ndeshjet e para çerekfinale do të zhvillohen më 13 dhe 14 janar 2027, kurse ato të kthimit më 20 dhe 21 janar.

Edhe gjysmëfinalet do të zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje. Në njërën gjysmëfinale do të takohen fituesit e çifteve Bashkimi – Vëllaznimi dhe Rahoveci 029 – Peja, ndërsa në tjetrën fituesit e çifteve Golden Eagle Ylli – Bora dhe Sigal Prishtina – Trepça.

Ndryshe, finalja e Kupës së Kosovës do të zhvillohet me vetëm një ndeshje, ku do të përcaktohet fituesi i trofeut.

Çiftet çerekfinale:

  • Bashkimi – Vëllaznimi
  • Golden Eagle Ylli – Bora
  • Sigal Prishtina – Trepça
  • Rahoveci 029 – Peja

/KosovaPress/

Read Previous

Driton Kuka kritikon ashpër sportin e Kosovës

Read Next

Rama: Progresraporti i KE-së përcakton një rrugëtim të ri, Shqipëria futet në kilometrin e fundit të negociatave