Një çift nga Illinois tha se morën një surprizë të pazakontë kur lopa e tyre shtatzënë lindi trinjakë.
Todd dhe Cynthia Carlson nga Amboy deklaruan se e dinin që lopa e tyre, Minnie, po lindte në natën e 15 majit, por vendosën që t’ia lejonin natyrës ta bënte të veten dhe shkuan në shtrat.
Çifti ishte shokuar kur të nesërmen në mëngjes shkuan për ta vizituar Minnie dhe zbuluan se ajo kishte lindur tre viça.
Ekspertët shprehen se ka vetëm 1 në 105 mijë shanse që një lopë shtatzënë të ketë trinjakë, dhe situata e Minnie është edhe më e pazakontë sepse të tre viçat mbijetuan.
“Kemi pyetur shumë njerëz të moshuar që kanë mbajtur lopa gjatë gjithë jetës së tyre, dhe na thanë se kurrë nuk kanë parë të lindnin trinjakë”, tha Cynthia Carlson për WTVO-TV, transmeton Klan Kosova.
Çifti i vuri emrat viçave sipas personazheve të serialit “Friends”, por me disa lojëra fjalësh: Phoe-Beef Buffay, Ross Gelded dhe Joey Tri-beef-ani.