Një grua kërkon ndihmë nga Policia në Pejë, raporton se ish-burri po e frikëson

Policia ka njoftuar se një grua në Pejë ka raportuar në Polici se ish bashkëshorti i saj vazhdonte t’i dërgonte mesazhe, edhe pse ishin ndarë para disa muajsh.

“Me 30.10.2026, është raportuar se viktima femër kosovare para disa muajve ishte ndarë nga bashkëshorti i saj me të cilin kanë dy fëmijë dhe se procedura e shkurorëzimit është në proces gjyqësor, por i dyshuari mashkull kosovar, vazhdon t’i dërgoj mesazh dhe se e njëjta ka frikë nga ai. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia. /RTKLive

Read Previous

Gjykata ia tërheq vërejtjen Trumpit: Mos i kërcëno njerëzit që organizojnë zgjedhjet

Read Next

Sektori minerar në Kosovë, mundësi për investime amerikane