Dy persona të kërkuar nga Interpoli arrestohen në Prishtinë dhe Istog
Mbi 100 armë zjarri dyshohet se janë vjedhur nga një depo armësh në Gjakovë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 30 tetor 2026, rreth orës 18:00, në rrugën “Fehmi Agani”.
Dy ankues kanë deklaruar se persona të panjohur kanë vjedhur mbi 100 armë zjarri nga depoja.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori.
Policia e ka cilësuar rastin si “Vjedhje e rëndë” dhe ka bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar.
Në raport nuk jepen detaje për llojin e armëve të vjedhura apo personat e dyshuar. /KosovaPress/
“VJEDHJE E RËNDË – Rr. Fehmi Agani, Gjakovë 30.10.2026-18:00. Dy ankuesit meshkuj kosovarë, kanë raportuar se nga depoja e armëve, persona të panjohur kanë vjedhur mbi 100 armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.