Berisha: Rama dhe Vuçiç, kundër Kosovës dhe studentëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sot  pas takimit të kryeministrit Edi Rama me ish-presidentin serb, Aleksandar Vuçiç në Budva, duke i akuzuar  për qëndrimet ndaj Kosovës, studentëve dhe çështjeve të sigurisë në rajon.

Në një reagim, Berisha theksoi se Rama dhe Vuçiç kanë qëndrime të përbashkëta për çështjen e Kosovës dhe protestat e studentëve.

“Ata kanë të përbashkët: Antishqiptarizmin. Të dy janë armiq të egër të pavarësisë së Kosovës dhe bënë projektin për ndarjen e saj! Armiqësinë me studentët: Të dy janë armiqtë më të egër të studentëve në Evropë”, u shpreh Berisha, teksa shtoi se, “të dy dhunojnë zgjedhjet dhe ndihmojnë njëri-tjetrin”.

Sipas Berishës, të dy liderët kanë kundërshtuar sanksionet ndaj Rusisë dhe kanë mbajtur qëndrime që cenojnë interesat e Kosovës.

Berisha tha se “të dy janë kundër sanksioneve ndaj Rusisë”. /ATSH/

Read Previous

Çfarë ndodh tani me Ligjin për Specialen pasi presidentja e riktheu në Kuvend?

Read Next

Rriten çmimet e naftës dhe gazit, tregjet përballen me pasiguri të reja