​Probleme teknike në Kosovën B, KEK-u paralajmëron ndaljen e njësisë B2

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) ka njoftuar që për shkak të problemeve teknike të evidentuara, njësia B2 e TC Kosova B do të ndalet në mënyrë të kontrolluar më 24.10.2026, rreth orës 00:15.

Sipas KEK-ut, ndalja do të bëhet si masë parandaluese për të mbrojtur pajisjet nga dëmtimet e mundshme dhe për të garantuar sigurinë e operimit.

KEK-u ka bërë të ditur se ekipet profesionale dhe teknike janë në gatishmëri për të nisur sanimin e problemeve sapo të krijohen kushtet e nevojshme.

Bazuar në vlerësimet aktuale, punimet pritet të përfundojnë gjatë fundjavës.

Korporata ka njoftuar se publiku do të informohet me kohë për rikthimin e njësisë B2 në operim. /KosovaPress/

Read Previous

Studentët vijojnë protestën para Kryeministrisë në Tiranë

Read Next

​Pedri: El Clasico është motivimi më i madh për Barcelonën