Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat COVID dhe në Spitalet e Përgjithshme janë të shtrirë 165 pacientë, prej të cilëve 74 janë pozitivë me COVID-19.
Sipas njoftimit, 5 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 126 janë nën asistimin e oksigjenoterapisë.
“Në QKUK janë të shtrirë 101 pacientë: 4 pacientë janë në gjendje të rënduar, 81 janë të konfirmuar me Sars Cov-2, 38 janë me oksigjeno-terapi.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 64 pacientë: 36 të konfirmuar pozitivë, 45 me oksigjeno-terapi”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e ShSKUK-së./GazetaSinjali