Policia zhvillon aksion kundër kontrabandës në veri

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot është duke zhvilluar një operacion kundër kontrabandës me mallra në disa lokacione në veri të vendit.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut, operacioni po zhvillohet në bazë të një urdhërese të gjykatës.

Në këtë aksion, Policia e Kosovës është duke bashkëpunuar me Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës dhe institucionet e tjera relevante.

Policia ka bërë të ditur se detaje të tjera lidhur me operacionin do të publikohen gjatë ditës. /RTKlive

Read Previous

Rama vendos stola prej guri para Kryeministrisë dhe përsërit thirrjen për dialog

Read Next

Kane: Bayernit i mungoi diçka për ta mposhtur Arsenalin