Protesta në Tiranë, sërish përplasje mes protestuesve dhe policisë
Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka vizituar ekspozitën “Van Gogh: The Immersive Experience”, e cila po prezantohet në hapësirat e Deep Space Prishtina, duke sjellë një mënyrë të re të përjetimit të artit përmes teknologjisë digjitale.
Ekspozita sjell para publikut më shumë se 20 vepra të piktorit të njohur holandez Vincent van Gogh, të prezantuara përmes ngjyrave, tingujve dhe imazheve që shtrihen në të gjithë hapësirën, duke krijuar një përvojë gjithëpërfshirëse për vizitorët.
Bogujevci ka vlerësuar ardhjen e përvojave të tilla kulturore në Prishtinë, duke theksuar rëndësinë e krijimit të mundësive të reja për ta njohur dhe përjetuar artin.
Ekspozita organizohet nga Deep Space Prishtina, me mbështetjen e Ambasadës së Holandës në Kosovë, dhe do të jetë e hapur për vizitorët për dy javë./KultPlus.com