Vitia për rastin e ngatërrimit të foshnjave: Nuk do të tolerohet asnjë lëshim
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, lidhur me sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjykatës.
Përmes një postimi në platformën X, Behrami ka kritikuar Trendafilovën, duke iu referuar shkollimit të saj në sistemin sovjetik dhe qëndrimit ndaj kritikave publike.
“Ah, çfarë ironie! Dikush i shkolluar në sistemin sovjetik, me një theks rus, u jep leksione kosovarëve për sundimin e ligjit dhe vlerat demokratike, ndërkohë që duket se e ka mjaft të vështirë t’i tolerojë kritikat publike. Zakone të vjetra, fjalor i ri”, ka shkruar Behrami.
Reagimi i tij vjen pasi Trendafilova, përmes një videomesazhi, deklaroi se kritikat ndaj vendimeve gjyqësore janë legjitime në një shoqëri demokratike, por askush nuk mund t’u diktojë gjyqtarëve mënyrën e interpretimit dhe zbatimit të ligjit.
Kryetarja e Speciales theksoi se Dhomat e Specializuara do të vazhdojnë punën në mënyrë të pavarur nga çdo presion i jashtëm. /KosovaPress/