Antonelli: Paketa e re që përdorëm në Singapor do të na ndihmojë më shumë për titullin
Papa Leo është shfaqur të dielën para besimtarëve në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, në paraqitjen e tij të parë publike që nga operacioni për kancer në mushkëri, të cilit iu nënshtrua pesë ditë më parë.
71-vjeçari u shfaq në dritaren e Pallatit Apostolik, duke buzëqeshur dhe duke iu drejtuar pelegrinëve me një zë të qartë e të vendosur.
Të martën, Papa iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e lobit të poshtëm të mushkërisë së djathtë, pas së cilës shëndeti i tij u bë temë diskutimi lidhur me ndikimin që mund të ketë në ushtrimin e detyrave të tij si udhëheqës i Kishës Katolike.
Gjatë paraqitjes së së dielës, ai falënderoi njerëzit në mbarë botën për lutjet dhe mbështetjen, duke bërë të ditur se do t’i rifillojë gradualisht aktivitetet e tij.
“Pasi e kam kapërcyer këtë fazë delikate, tani do t’i rifilloj gradualisht aktivitetet e mia, gjithmonë me ndihmën e Zotit dhe lutjet tuaja”, tha Papa Leo.
Ai gjithashtu u bëri thirrje pelegrinëve që të lënë mënjanë ambiciet egoiste dhe t’i shërbejnë Zotit pa kompromis.
Papa Leo udhëheq Kishën Katolike, e cila ka rreth 1.4 miliardë anëtarë në mbarë botën.