Krerët e skuadrës së Milanit kanë marrë vendim për ta nxjerrë në shitje gjatë kësaj vere, kapitenin Alessio Romagnoli.
Bëhet e ditur se Romagnolit nuk i është ofruar rinovimi i kontratës që i skadon vitin e ardhshëm për shkak të kërkesave të larta të qendërmbrojtësit për pagën vjetore. Te Milani po besojnë se mund të marrin një ofertë deri në 25 milionë euro për mbrojtësin 25-vjeçar, i cili në sezonin e fundit ka regjistruar 20 ndeshje në të gjitha garat. Romagnoli iu bashkua MIlanit në vitin 2015 nga Roma kurse karrierë në Serie A, ka bërë edhe te Sampdoria. Ai ka edhe 12 ndeshje me Përfaqësuesen e Italisë./Koha.net/