Liverpooli synon transferimin e mesfushorit të Leicester

Liverpooli është rreshtuar për një marrëveshje për transferimin e mesfushorit të Leicester Cityt, Youri Tielemans, i cili shihet si zëvendësues përfekt i holandezit Georginio Wijnaldum.

Drejtuesit e Reds janë të interesuar të përforcojnë skuadrën dhe ta ripërtërijnë atë në afatin kalimtar të verës.

Sipas mediumit Nieuwsblad, Liverpooli është rreshtuar për një marrëveshje për mesfushorin e Leicesterit, Tielemans.

24-vjeçari ka kaluar të gjithë karrierën e tij profesionale në qendër të vëmendjes, duke u parë si një perspektivë evropiane e nivelit më të lartë që nga vitet e tij të adoleshencës në Anderlecht.

WOLVERHAMPTON, ENGLAND – FEBRUARY 14: Youri Tielemans of Leicester City during the Premier League match between Wolverhampton Wanderers and Leicester City at Molineux on February 14, 2020 in Wolverhampton, United Kingdom. (Photo by James Baylis – AMA/Getty Images)

Ai tani ka filluar të bëhet një yll dhe lojtar i kompletuar te klubi anglez viteve të fundit dhe sidomos nën urdhrat e trajnerit Brendan Rodgers, duke qenë titullar i padiskutueshëm.

Reds po kërkojnë të gjejnë një zëvendësim për punëtorin e palodhur të mesfushës Wijnaldum, i cili është vendosur të bashkohet me Barcelonën në një transferim të lirë dhe Tielemans shihet si ideal. /Telegrafi/

Read Previous

Ford: Deri në vitin 2030, rreth 40 për qind e shitjeve do të jenë automjete elektrike

Read Next

Jeff Bezos do të tërhiqet zyrtarisht më 5 korrik nga pozita e shefit ekzekutiv të Amazon