Aksidentohet autoambulanca, ndërron jetë pacienti që po transportohej në spital

Një person i cili po transportohej me autoambulancë dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes autoambulancës dhe një veturë civile, në rrugën “Avduallah Tahiri”, në Gjilan.

Vdekjen e pacientit e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

Burimet brenda prokurorisë kanë bërë të ditur se vdekja e pacientit dyshohet se ka ndodhur rreth orës 11:25.

Këto burime po ashtu kanë bërë të ditur se trupi i pajetë i pacientit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./Gazeta Sinjali/

Read Previous

Sot shpallet aktgjykimi për rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitit

Read Next

Sot mbahet seanca e Kuvendit