Armëmbajtje pa leje, vjedhje e rëndë dhe dhunë në familje në 24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, në raportin 24-orësh, ka bërë të ditur se në fshatin Babovc të Rahovecit është arrestuar një person, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një armë automatike AK-47, dy pistoleta, tre karikatorë dhe 92 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Ndërkohë, në fshatin Bishtazhin të Gjakovës, një grua ka raportuar në polici se nga shtëpia e saj i është vjedhur një armë dhe një palë syze.

Një rast i dhunës në familje është raportuar edhe në Malishevë.

Raporti i plotë i Drejtorisë Rajonale Gjakovë:

INCIDENTET KRIMINALE

  • ARMËMBAJTJE PA LEJE | Fsh. Babovc, Rahovec 08.10.2026 – 09:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar: një armë automatike AK 47, dy pistoleta, tre karikatorë dhe 92 fishekë kalibrash të ndryshëm. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
  • VJEDHJE E RËNDË | Fsh. Bishtazhin, Gjakovë 08.10.2026 – 08:30. Ankuesja ka njoftuar policinë se nga shtëpia e saj i është vjedhur një armë dhe një palë syze. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.
  • DHUNË NË FAMILJE | Malishevë 08.10.2026-20:30. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje, viktima femër kosovare, është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj, po ashtu lëndime trupore ka pësuar edhe babai i tyre derisa ishte duke ndërhyrë për t’i ndarë. Dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas terapisë mjekësore është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar. /tvsyrivision/

Read Previous

Projekti në Zvërnec, ​Kushner: Toka u ble për 230 milionë euro, investimi mund të arrijë në 4 miliardë euro

Read Next

Sylvinho zbulon arsyen pse ndau rrugët me kombëtaren shqiptare