Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person i kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në pikën kufitare në Merdar, pasi në automjetin e tij janë gjetur 204 cigare elektrike, të cilat dyshohet se përmbajnë lëndë narkotike kanabis.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur dje në pikë kalimin kufitar në Merdar. I dyshuari mashkull kosovar po lëvizte me automjet me targa të Shqipërisë.
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar cigaret elektrike të dyshuara.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është duke u hetuar. /KosovaPress/