Kapën në Jarinje dy shtetas të huaj, dyshohet se hynë ilegalisht në Kosovë

Dy shtetas të huaj janë arrestuar në Jarinje, në komunën e Leposaviqit, nën dyshimin se kanë hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas raportit policor, rasti është evidentuar të martën rreth orës 22:00, pasi të dyshuarit dyshohet se kanë kaluar nga territori i Serbisë në Kosovë përmes rrugëve ilegale.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /RTKlive

Read Previous

Policia e Kosovës: 46 aksidente dhe 2389 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

Read Next

Kryeministri britanik nuk e përjashton mundësinë për t’u rikthyer në BE