​Shtetasit të Shqipërisë i konfiskohet një armë gjuetie dhe 52 fishekë në Gjakovë

Një shtetasi të Shqipërisë i është konfiskuar një armë – pushkë gjuetie dhe 52 fishekë të kalibrit 12 mm në Dol të Gjakovës.

Në raportit 24-orësh të DRP-Gjakovë, i dyshuari ishte duke drejtuar një automjet me targa të Shqipërisë.

“Njësia policore ka ndaluar një automjet me targa të Shqipërisë të cilin ka qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë. Gjatë kontrollimit brenda në automjet në posedim të personit të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një armë pushkë gjuetie dhe 52 fishekë të kalibrit 12 mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje dhe se rasti është në procedurë hetimore.”, thuhet në raport.

Read Previous

Rafuna kërkon masa urgjente kundër inflacionit

Read Next

Foda përballë Rangnick pas tri dekadash njohje, Austri–Kosovë me një histori të veçantë