Ruud Gullit paralajmëron largimin e De Jongut nga Barcelona, zbulon ku mund të shkojë
Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, doli në konferencën zyrtare për media në prag të sfidës me Bjellorusinë, duke përcjellë optimizëm për nisjen e aventurës së re në UEFA Nations League.
Mbrojtësi i Al-Diriyah vlerësoi atmosferën në grup dhe punën e bërë gjatë ditëve të grumbullimit, duke theksuar se skuadra ka pasur më shumë kohë për të përvetësuar idetë e trajnerit Rolando Maran.
“E kam gjetur skuadrën shumë mirë. Kemi pasur më shumë kohë se në fundin e sezonit të kaluar dhe na janë nevojitur këto ditë për të mësuar edhe idetë e trajnerit. Është një frymë e re, me lojtarë të rinj, por shumë pozitive në Kombëtare”, u shpreh Gjimshiti.
Kapiteni foli edhe për rikthimin e Etrit Berishës, duke e cilësuar portierin një lojtar kyç për Kombëtaren, sidomos për shkak të eksperiencës që mbart.
“Etriti është rikthyer, është një lojtar kyç me shumë eksperiencë. Do t’i japë një dorë të gjithë të rinjve në Kombëtare dhe do të tregojë vlerat e tij”, tha Gjimshiti.https://ads.albanianpost.com/www/delivery/afr.php?zoneid=12&cb=959016
Por mesazhi më i qartë i kapitenit lidhej me objektivin e Shqipërisë. Gjimshiti nuk e fshehu ambicien për të përfunduar në krye të grupit dhe për të siguruar një tjetër kualifikim në Kampionatin Evropian.
“Duam vendin e parë në këtë grup për të pasur një mundësi për të kaluar për herë të tretë në Evropian. Ky është synimi i të gjithëve ne”, theksoi ai.
Gjimshiti u ndal edhe te mënyra e lojës dhe mundësia që Shqipëria të aktivizohet me tre apo katër mbrojtës. Sipas tij, vendimi i takon trajnerit Maran dhe ajo që ka rëndësi është gjetja e skemës që i përshtatet më mirë grupit.
“Nëse luajmë me tre apo me katër, nuk ndryshon shumë. Atë e vendos trajneri. Besoj se do të vendosë atë që do të jetë më e mira për ekipin dhe që do të na hapë rrugën për suksesin”, deklaroi kapiteni.
Sa i përket presionit për vendin e parë, Gjimshiti pranoi se pritshmëritë janë të mëdha, por theksoi se skuadra është e përgatitur për këtë përgjegjësi. Ai rikujtoi edhe zhgënjimin ndaj Polonisë në play-off-in e Botërorit, duke nënvizuar dëshirën për ta rikthyer Shqipërinë në Europian.
Në fund, kapiteni vuri theksin te mentaliteti dhe forca e grupit si elementët kryesorë për një fushatë të suksesshme.
“Gjithçka fillon në kokë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme, për të cilën jemi stërvitur në këto ditë të para”, u shpreh Gjimshiti.
Shqipëria e nis fushatën në Nations League më 26 shtator me një objektiv të qartë: vendin e parë në grup dhe një tjetër hap drejt Evropianit. /Albanianpost.com