Shevchenko: Kombëtarja italiane do të dalë nga kjo situatë e keqe
Italia po planifikon të ndalojë përdorimin e mbulesave që fshehin fytyrën, përfshirë burkat dhe nikabet, në të gjitha institucionet shkollore.
Kjo masë ka marrë mbështetjen e drejtpërdrejtë të kryeministres italiane, Giorgia Meloni, e cila ka theksuar se askush nuk duhet të detyrohet ta mbulojë fytyrën.
Kjo nismë është pjesë e një pakete më të gjerë reformash të qeverisë italiane për procesin e integrimit në sistemin arsimor.
Përveç ndalimit të mbulesave të plota të fytyrës, plani i ekzekutivit përfshin edhe kufizimin e numrit të nxënësve të huaj brenda një klase.
Sipas kryeministres Meloni, integrimi i mirëfilltë i nxënësve dhe familjeve të tyre duhet të bëhet përmes mësimit të gjuhës italiane, si dhe njohjes së thellë të kulturës dhe rendit ligjor të vendit.
Ajo ka vlerësuar se mbulimi i plotë i fytyrës bie ndesh me parimet themelore të lirisë individuale dhe hapjes kulturore brenda mjediseve arsimore.
Masa e propozuar specifikon se ndalimi nuk vlen për shaminë e zakonshme të kokës, por ekskluzivisht për mbulesat që pengojnë identifikimin e fytyrës.
Deklaratat e shefes së qeverisë u bënë gjatë një tubimi rinor të organizuar nga partia e saj, “Vëllezërit e Italisë” (Fratelli d’Italia), në një kohë kur politikat e migracionit dhe integrimi mbeten temat kryesore të debatit politik në Itali. /Klankosova.tv/