Kontratë e re për Artetan, rritje page tek Arsenali

Mikel Arteta është pranë vazhdimit të kontratës me skuadrën e Arsenalit.

“BBC” ka shkruar të martën se trajneri spanjoll ka arritur marrëveshje për një kontratë të re me klubin londinez. 

Arteta aktualisht raportohet se përfiton rreth 10 milionë funte në vit, pa përfshirë bonuset. Me marrëveshjen e re, paga e tij pritet të rritet ndjeshëm.

Kontrata e re do ta lidhte edhe më gjatë spanjollin me “Topçinjtë”, duke i dhënë atij mundësinë të vazhdojë projektin që e ka nisur në “Emirates”.

“BBC’ ka raportuar edhe më herët për një marrëveshje të arritur mes dy palëve. 

44-vjeçari trajner i Arsenalit është nga viti 2019.

Arteta i ka drejtuar “Topçinjtë” në 360 ndeshje, duke shënuar 224 fitore, 60 barazime dhe 76 humbje. 

Gjithashtu, edicionin e kaluar Arteta e udhëhoqi Arsenalin drejt titullit të kampionit në Angli.

Read Previous

Përshkallëzohet konflikti Mamdani-Netanyahu para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Read Next

BE-ja shpreh mbështetjen për ICC-në një ditë pasi u paralajmëruan sanksione nga SHBA-ja