Xi Jinping viziton SHBA-në këtë javë, do të takohet me Trumpin

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, do të zhvillojë një vizitë shtetërore në Shtetet e Bashkuara nga 23 deri më 25 shtator, ku do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump. Vizita u konfirmua të hënën nga Pekini.

Sipas Ministrisë së Jashtme kineze, dy liderët do të zhvillojnë diskutime për çështje kryesore të marrëdhënieve Kinë-SHBA, si dhe për paqen dhe zhvillimin global. Pekini ka shprehur synimin për forcimin e dialogut, bashkëpunimit dhe “stabilitetit strategjik” mes dy vendeve.

Në fokus të takimit pritet të jenë mosmarrëveshjet tregtare, tarifat, inteligjenca artificiale dhe çështje më të gjera strategjike. Të dyja palët kanë mbajtur një armëpushim tarifor për gati një vit, por ende nuk kanë arritur një marrëveshje afatgjatë tregtare.

Trump pritet ta presë personalisht Xi-n në bazën “Joint Base Andrews” të mërkurën, para takimeve të tyre të planifikuara për të enjten.

Në bisedime pritet të trajtohet edhe inteligjenca artificiale. Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, ka bërë të ditur se SHBA-ja ka propozuar krijimin e një mekanizmi njoftimi mes dy vendeve për incidentet e mundshme të lidhura me IA-në dhe sigurinë kombëtare.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Schuebel: Vazhdojmë të qëndrojmë me Kosovën

Read Next

Turqia nis stërvitjen e madhe ushtarake “Ujku i Detit”, përfshihen 100 anije dhe 50 aeroplanë