Schuebel: Vazhdojmë të qëndrojmë me Kosovën

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Arnaud Dusaucy.

Sipas Schuebel, gjatë takimit është diskutuar për mbështetjen politike dhe financiare që Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare i ofrojnë Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian.

“Ne vazhdojmë të qëndrojmë me Kosovën”, ka shkruar Schuebel në një postim në rrjetin social “X”.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Nga kufizimi i mandatit te dënimi deri në 15 vjet, çka parasheh projektligji për Gjykatën Speciale?

Read Next

Xi Jinping viziton SHBA-në këtë javë, do të takohet me Trumpin