Tajani: Ballkani Perëndimor duhet të jetë sa më shpejt pjesë e BE-së
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar Bashkimin Evropian me vendosjen e tarifave të tjera nëse blloku do të lejonte Kanadanë të bëhej “anëtare e asociuar” e BE-së.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kishte deklaruar më herët se Kanadaja duhet të bëhet “anëtarja e parë e asociuar” e Bashkimit Evropian.
Një status i tillë aktualisht nuk ekziston në traktatet e BE-së.
Presidenti Trump e cilësoi idenë si një veprim që mund të konsiderohet “armiqësor” dhe paralajmëroi masa tregtare ndaj Evropës.
“Nëse është me qëllim të mirë, në rregull. Nëse është me qëllim të keq, do të vendosim tarifa shumë të rënda ndaj Evropës”, tha ai.
Presidenti amerikan shtoi se SHBA-ja mund të pezullojë gjithashtu tregtinë me Evropën në disa fusha.
Trump e cilësoi si “qesharake” mundësinë e afrimit të Kanadasë me BE-në dhe e përshkroi Kanadanë si një “partnere tregtare të tmerrshme”.
Kryeministri kanadez Mark Carney e mirëpriti atë që zyra e tij e quajti “propozim” të BE-së për krijimin e një “aleance shumë më të fortë dhe më ambicioze në të ardhmen”.
Ai nuk iu referua drejtpërdrejt statusit të anëtarësimit të asociuar.
Carney kishte deklaruar më herët gjatë javës se Kanadaja dëshironte të ndërtonte një “aleancë unike” me Bashkimin Evropian.
Megjithatë, anëtarësimi i asociuar në BE nuk është aktualisht një status i parashikuar nga traktatet e Bashkimit Evropian.
Carney ka synuar forcimin e marrëdhënieve me BE-në, partnerin e dytë më të madh tregtar të Kanadasë, ndërsa marrëdhëniet tregtare me SHBA-në, partnerin kryesor ekonomik të Kanadasë, janë përkeqësuar ndjeshëm gjatë administratës Trump. /ATSH-DPA/