Aksidentohet minibusi me pasagjerë nga Kosova në Bullgari, humb jetën një person

Crime scene tape in focus in the foreground. Police cars with emergency lights flashing, and officers talking out of focus in the background at night.

Një minibus me pasagjerë nga Kosova është aksidentuar mëngjesin e sotëm në autostradën Maritsa në Bullgari, raporton Express.

Siç raporton mediumi lokal bullgar Haskovo, nga ky aksident ka mbetur i vdekur shoferi që po voziste automjetin, derisa katër pasagjerët kanë shpëtuar.

Njëri prej tyre është lënduar rëndë dhe është dërguar në Repartin e Neurokirurgjisë në Spitalin Haskovo, kurse tre të tjerët janë ekzaminuar dhe janë lanë për trajtim në shtëpi.

Aksidenti ndodhi në orën 4 të mëngjesit, saktësoi Ministria e Brendshme.

Minibusi me pasagjerët nga Kosova u rrotullua dhe arsyet ende nuk dihen./eo/

Read Previous

Shkolla “Zekeria Rexha” bëhet me kabinet të ri të informatikës

Read Next

258 të shëruar dhe 11 raste me COVID-19 në Kosovë