OpenAI po shqyrton “ngadalësimin” e zhvillimit të inteligjencës artificiale të avancuar
Në prag të vendimit për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mërgata ka nisur rrugën drejt Hagës.
Platforma “Liria ka Emër” ka publikuar një fotografi ku shihen disa mërgimtarë së bashku, të veshur me bluza me mbishkrimin “Freedom Has A Name” – “Liria ka Emër”.
Në sfond shihet edhe flamuri i platformës, ndërsa fotografia është publikuar si dëshmi e nisjes së tyre drejt Hagës, ku më 16 shtator pritet të shpallet vendimi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
Katër ish-krerët e UÇK-së po gjykohen në Hagë në kuadër të procesit që ka tërhequr vëmendje të madhe në Kosovë dhe në diasporë.