OpenAI po shqyrton “ngadalësimin” e zhvillimit të inteligjencës artificiale të avancuar
Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se Trupi Gjykues ka planifikuar shqiptimin e aktgjykimit në çështjen e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për 16 shtator 2026, ora 10:00.
Seanca publike gjithashtu do të transmetohet me 10 minuta vonesë në gjuhët shqipe, anglisht dhe serbisht, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, sa i takon pjesëmarrjes në hapësirat e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Dhomat e Specializuara u janë dërguar mesazhe elektronike të gjithë atyre të cilëve u është caktuar ulëse në galerinë publike, në qendrën e medias apo në dhomat e informimit.
Transmetimi me video mund të shikohet përmes faqes së internetit ose në YouTube:
- https://www.scp-ks.org/sq/transmetim
- https://www.scp-ks.org/en/streaming
- https://www.scp-ks.org/sr/streaming